Lifestyle

Jo nga fëmijët! Studimi i ri zbulon se nga kush stresohen më shumë gratë!

Zënkat në një marrëdhënie janë të pashmangshme, veçanërisht në lidhjet afatgjata. Por, sipas një studimi të ri, stresi i shkaktuar nga martesa mposht edhe atë të shkaktuar nga fëmijët. Një sondazh nga ‘Today’, ku morën pjesë 7000 nëna, zbuloi se mesatarisht nivelet e tyre të stresit mund të vlerësoheshin me 8.5 nga 10. Ajo që është më interesante është se pothuajse gjysma e pjesëmarrëseve pohuan se burrat ua shtonin më shumë stresin se sa fëmijët e tyre.

Për shkak të kësaj, gratë e shihnin gjysmën tjetër të tyre si ‘fëmijë të mëdhenj’ dhe jo si partnerë të barabartë. Pothuajse tre të katërtat e pjesëmarrëseve të sondazhit mendonin se shumica e punëve të shtëpisë dhe detyrave prindërore bien mbi to duke sjellë më shumë stres për të gjetur kohë për punët e mbetura të ditës. Një sondazh tjetër me 1500 baballarë zbuloi se ata besojnë se po kontribuojnë më shumë se kurrë në rritjen e një fëmije, por nuk po marrin asnjë meritë.

Rikujtojmë se gratë kanë më pak të ngjarë të promovohen në punë, se sa burrat, kjo sepse ndihen më të stresuara, të frustruara dhe të dekurajuara në punë, ka pohuar një studim i ri. Ekspertët e udhëhequr nga Universiteti Yale zbuluan se, krahasuar me burrat, gratë raportuan se ndiheshin më të mbingarkuara, të stresuara, të frustruara, të tensionuara, të dekurajuara dhe më pak të respektuara në punë.

Ndërkaq, të gjithë mund të lodhemi gjatë ditës, për shkak të punës, familjes apo edhe angazhimeve të tjera. Ndonjëherë ne abuzojmë me kafen, me shpresën se do të ndihemi më energjik gjatë rutinës sonë ditore. Specialisti i energjisë Ari Whitten, sugjeron disa masa produktive për të mos u ndjerë i lodhur gjatë ditës dhe për të patur disa orë relaksuese.