Celebrities Gossip Showbiz

Jo një, Eni Koçi ka gati plot tre këngë të reja dhe zbulon se kur do t’i publikojë!

Eni Koçi është një këngëtare shumë e dashur për publikun shqiptar, e cila ka realizuar disa këngë që janë kthyer në hite muzikore. Ajo iu largua botës së muzikës për pak kohë për t’iu përkushtuar studimeve. Megjithatë, së fundmi këngëtarja ka lajmëruar se do të rikthehet së shpejti me projekte të reja muzikore, pasi tanimë që ka përfunduar studimet mund të publikojë këngë të reja.

E nëse po pyesnit veten se kur më në fund do të kemi mundësinë të dëgjojmë bukuroshen pasi prej shumë kohësh i ka munguar tregut muzikor, vetë ajo na ka zbuluar se do të sjellë shumë surpriza për ndjekësit e saj. Me anë të një bisede online në Instastory, kur është pyetur se kur do të sjellë ndonjë këngë të re, Eni ka treguar se nuk do të sjellë vetëm një, por plot tre këngë të reja. Dhe për një prej tyre do të na duhet të presim shumë pak.

Tani jam në përfundim të 3 këngëve të reja. Besoj e para publikohet muajin tjetër. 

Jemi me padurim në pritje të rikthimit të Enit, pasi ka bërë mungesë për një kohë mjaft të gjatë!

Edhe pse nuk ka qenë aktive në muzikë, Eni herë pas here përpiqet t’i mbajë ndjekësit e saj të informuar me postime nga jeta e saj private ku shpesh publikon edhe me partnerin e saj, këngëtarin e njohur Genc Prelvukaj. Ashtu siç ka bërë edhe pak ditë më parë ku teksa ka postuar një pjatë me sallatë duke treguar kështu se ka nisur një jetë të shëndetshme, bukuroshja ka shkruar:

-9 kilogramë por sërish në dietë 

Genc Prelvukaj dhe Eni Koçi janë një ndër çiftet më simpatike të showbiz-it. Nuk përfliten shumë në rrjete sociale, megjithatë nuk ngurrojnë asnjëherë ta urojnë njëri-tjetrin në rrjete sociale për raste të veçanta. Sado u përpoqën ta fshihnin lidhjen mes tyre, ajo arriti t’u bënte publike.