Celebrities Gossip Showbiz

Jo një, Kida paralajmëron disa surpriza të reja!

Kida është një nga këngëtaret më të talentuara dhe të dashura të momentit. Këngët e saj kanë pasur gjithmonë sukses, duke u kthyer në hite dhe duke numëruar miliona klikime. Jo vetëm për faktin se këngët e saj kanë pasur shumë sukses, por ajo çfarë e bën këngëtaren një ndër më të dashurat për publikun është se Kida është një ndër artisteve që ka dhjetëra faqe ndjekësish me emrin e saj në Instagram.

E duket se bukuroshja nuk ka të ndalur, pasi ende pa përfunduar mirë sezoni veror duket se do të na surprizojë sërish. Pak minuta më parë me anë të një postimi në Instastory, artistja na lajmëroi se së shpejti do të vijë me disa projekte të reja. Këngëtarja tregoi se ndodhet në një studio muzikore dhe krahas ka shkruar: “Këngë të reja po vijnë!”

Këtë verë artistët u siguruan që të sillnin këngë verore që u dëgjuan kudo. Në një ‘garë’ të tillë padyshim që dy janë më mirë se një, këngëtarët u bënë bashkë duke e konsideruar këtë sezon padyshim si vera e bashkëpunimeve.

Dy nga artistet shumë të dashura për publikun Dafina dhe Kida, së fundmi kanë publikuar bashkëpunimin e tyre të parë muzikor, i cili titullohet “Luje belin”.