Celebrities Fashion Showbiz

Jo pa qëllim! Shtëpia e famshme e modës sjell bluzën kushtuar vaksinimit anti-COVID!

Shtëpia e famshme e modës, Valentino vazhdon angazhimin kundër koronavirusit, duke mbështetur punën e madhe të UNICEF-it në shpërndarjen e vaksinës, për të rritur ndërgjegjësimin e popullatës. Për këtë arsye Pierpaolo Piccioli ka krijuar një ‘hoodie’ që ka në të printuar logon e markës V me nënshkrimin “Vaksinuar”.

Të gjitha fitimet neto do t’i dhurohen UNICEF-it në mbështetje të rolit të organizatës në programin global COVAX, i cili synon të përshpejtojë zhvillimin, prodhimin dhe aksesin e barabartë në testet, trajtimet dhe vaksinat COVID-19. Pierpaolo Piccioli, Drejtor Kreativ i shtëpisë së modës Valentino, i cili vetë personalisht kishte veshur një nga këto bluza u shpreh se:

Vaksinimi është bërë mënyra më efektive për të luftuar këtë pandemi globale, si dhe një simbol i respektit për të tjerët dhe përgjegjësisë shoqërore. Ju nuk mund të fshiheni pas konceptit të lirisë duke vendosur të mos vaksinoheni. Liria duhet të mbrohet gjithmonë dhe ne të gjithë duhet të luftojmë për lirinë, por duke respektuar të tjerët: liria për të qenë vetvetja, liria e mendimit, liria e dashurisë, liria për të shprehur dhe luftuar për idetë e veta. Fatkeqësisht, jo të gjitha vendet kanë të njëjtën qasje në Covid-19. Me këtë bashkëpunim, Valentino mbështet UNICEF-in në përpjekjet e saj për të ofruar vaksina shpëtuese për jetën.

Pavarësisht logos, dizajni nuk ishte i tiji, por puna e një kompanie të Los Anxhelosit të quajtur “Cloney”. Pëlqimet dhe kërkesat filluan të shfaqen nga persona të famshëm të botës së kinematografisë, muzikës dhe jo vetëm. Ylli i pop-it, Lady Gaga u shfaq në një video e veshur me një bluze të tillë.