Auto & Moto

Jo Tesla por Ford po bën kamionin elektrik që do të ndryshojë industrinë

Në vitin 2019, Tesla shpërtheu online kur zbuloi Cybertruck. Por ishte vetëm një prototip me të cilin Tesla polarizoi njerëzit gjithandej me modelin distopian.

Ford, në atë kohë, në të vërtetë shiste kamionë – shumë prej tyre. Kamioni më i shitur për pesë vitet e fundit ka qenë Ford-i F-150.

Tani Ford po shkon edhe drejt modelit elektrik. F-150 Lightning është kamioni i parë elektrik i kompanisë.

Në vetëm disa ditë, 45,000 njerëz rezervuan F-150 Lightning. (Tesla thuhet se ka 650,000 rezervime për Cybertruck, i cili ende nuk ka filluar prodhimin).

Në vitin 2020, gjatë pandemisë, Ford shiti 556,145 kamionë F-150 me gaz, thuhet sipas firmës së të dhënave Edmunds. Pra, padyshim që duket sikur Ford është i gatshëm të shesë shumë modele të reja të Lightning.

Në shtator të vitit të kaluar, 39 përqind e pronarëve të kamionëve Ford të anketuar nga faqja e blerjes së automjeteve CarGurus thanë se ata “ndoshta patjetër” do të zotërojnë një kamion elektrik në 10 vitet e ardhshme, dhe 28 përqind në pesë vitet e ardhshme.

Kjo tregon se një pjesë e madhe e klientëve të Ford janë të paktën të interesuar të kenë një Electronic Vehicle, edhe nëse jo menjëherë. Dhe kjo ishte para se të zbuloheshin detajet rreth modelit Lightning.