Celebrities Gossip Showbiz

Jo vetëm Elita, është edhe dikush tjetër që ‘gatuan’ në familjen e Elitës dhe Gjikos!

Elita Rudi edhe pse jo pjesë aktive e televizionit që kur u bë nënë për herë të parë me djalin e saj Zëri, gjithmonë ka arritur të jetë në vëmendjen e mediave. Herë me video-t ‘funny’ duke kërcyer me bashkëshortin e saj, reperin Gjiko e herë duke postuar fëmijët e saj, prezantuesja bukuroshe nuk ‘humbi’ gjatë periudhës së saj të pauzës edhe nga rrjetet sociale.

Elita shpesh poston foto dhe video nga jeta e saj e përditshme dhe fëmijët e saj. Vetëm pak më parë ajo ka postuar në Instastory një moment shumë të ëmbël ku i biri i saj, Zëri shfaqet duke ‘shtruar’ brumin për pica e duke na treguar kështu se në familje nuk gatuan vetëm mami Elita, por dhe vogëlushi, i cili me siguri ndodhet në kuzhinë se mezi po pret të ushqehet.

Së fundmi Elita na ka treguar se përveç televizionit do të angazhohet edhe në një fushë tjetër, atë të biznesit. Bukuroshja ka postuar disa foto në Instastory dhe na ka treguar se po punon për këtë projekt të saj në Itali që do të mbajë produkte make up-i.

Në disa nga postimet e prezantuese janë vënë re komentet e ndjekësve, të cilët e kanë akuzuar për përdorim të ‘photoshop-it’. Këtyre komenteve Elita u është përgjigjur me një video, ku tregon linjat e saj trupore, të cilat duken perfekte dhe në këtë mënyrë bukuroshja hedh poshtë të gjitha ‘akuzat’.