Celebrities Gossip Showbiz

Jo vetëm fëmijët, ja çfarë tjetër i bën bashkë Kim Kardashian dhe Kanye West!

Kim Kardashian dhe Kanye West janë një nga ish-çiftet më të komentuar të showbiz-it të huaj. Edhe pse lidhja e tyre tashmë ka marrë fund, duket se dyshja duhet të vazhdojë komunikim për një arsye shumë të veçantë, për fëmijët e tyre (dhe jo vetëm).

Kim Kardashian, Kanye West

Ata mund të jenë ish-partnerë, por kur bëhet fjalë për Kanye West dhe Kim Kardashian nuk është aspak një marrëdhënie e ftohtë. Ndërsa prindërit e katër fëmijëve i afrohen periudhës 1-vjeçare të aplikimit të divorcit, është e qartë se nuk ka mungesë respekti mes tyre.

Në një intervistë të re me WSJ Magazine, Kim shpjegoi se sa shumë ajo dhe reperi fitues i Grammy mbeten të ndërthurur pavarësisht ndarjes së tyre pas gjashtë vitesh martesë. Së pari, ata kanë mbetur partnerë biznesi.

Ai ka një pjesë të Skims vetë dhe i jep [skuadrës] frymëzim, por edhe informacion. Unë mendoj se ai e shijon procesin. Prirja e tij për thjeshtësinë ka ndikuar edhe në të ardhmen e portofolit të biznesit të Kardashian. Ai është gjithmonë super i thjeshtë. Unë me të vërtetë doja një vend, një faqe interneti, ku gjithçka mund të jetojë.

Tani, pas shitjes së 20 përqind të KKW Beauty tek Coty Inc, ylli i “KUWTK” po e përmbush atë vizion me një markë të rinovuar bukurie në punë. Duket se një ndihmë të madhe gjithashtu i ka dhënë edhe ruajtja e raportit të mirë me Kanye West.