Celebrities Gossip Showbiz

Jo vetëm Ledri Vula edhe Poem Blu e talentuar në muzikë!

Ledri Vula është një nga reperët më të njohur të showbiz-it tonë dhe padyshim prej vitesh ndër më të pëlqyerit nga ndjekësit. Teksa sezoni veror dihet se është shumë i ngarkuar me koncerte për këngëtarët edhe për një artist si Ledri, të tilla aktivitete kanë qenë të shumta.

Ledri shpesh herë poston foto dhe video të vajzës së tij, Poem Blu e një ndër to e ka shpërndarë edhe ditën e sotme, ku na ka treguar edhe talentin që Poem ka trashëguar prej tij. Në video vogëlushja shfaqet duke pritur të hajë ushqimin e saj e ndërkohë bën muzikë duke përdorur tavolinën e saj si një instrument muzikor. Epo ku i dihet,  kur të rritet Poem mund edhe ta shikojmë  në industrinë e muzikës si babai i saj.

E njohur gjerësisht si influencer, një nga personazhet VIP më të përfolur të momentit, është konfirmuar se bukuroshja është gati për të thyer rrjetin me kërcimet e saj duke nisur rrugëtimin në “Dancing with the Stars”.

Ledri duket se na ka shtuar dyshimet se mund të jetë ai, jo vetëm në jetë, por edhe në këtë spektakël partneri i saj. Kjo pasi teksa ka ripostuar video-n ku zbulohet se Sara do të jetë pjesë e ‘DWTS’, krahas ka shkruar: “Partner kë ke?”