Celebrities Gossip Ndryshe Showbiz

Jo vetëm në punë, Erjona dhe Salsano i kanë gjërat e ndara dhe diku tjetër!

E ftuar në “Ndryshe” në prezantimin e Salsano Rrapit dhe Adi Pojana ka qenë aktorja Erjona Kakeli. Në pyetjet ngacmuese që ata i kanë drejtuar Erjonës për marrëdhënien me Salsanon, aktorja na ka zbuluar disa detaje nga jeta e tyre private.

Teksa është pyetur sa kohë ka pa e parë bashkëshortin e saj, ajo është përgjigjur se ka qenë me të, jo më larg se sot në drekë. Erjona tregoi se Salsano paratë e tij i fsheh në xhepat e xhupave të vjetër.

Teksa, tek administrimi i financave ishte pjesa më interesante për të zbuluar. E pyetur se si administrojnë shpenzimet mes tyre në çift, Erjona ka treguar se i kanë buxhetet e ndara.

Erjona dhe Salsano, përveçse financa të ndara janë “konkurrent” edhe në programe të ndryshme humori. Salsano është prej disa vitesh, pjesë e “Portokallisë” si prezantues dhe aktor humor dhe së fundmi Erjona është aktore në një televizion tjetër.