Celebrities Gossip Showbiz

Jo vetëm një bashkëpunim! Zbuloni këngëtarin shqiptar me të cilin do të bashkojë forcat Elvana

Ditën e sotme Elvana zbuloi se do të vijë në një bashkëpunim me dy artistë ndërkombëtarë, por duket se vera e saj nuk do të përfundojë me kaq. Këngëtarja do të bashkojë forcat me Ylli Limanin dhe këtë e kanë bërë me dije vetë.

Dyshimet filluan nga një postim i Elvanës në Instagram, ky dy artistët shkëmbyen disa komente që dukeshin se flisnin me kode. Ishte Ylli ai që fillimisht komentoi “E di” dhe Elvana që ja kthen “Marre po të them!“. Ndërkohë këngëtari komenton sërish “Unë jam kam t’thom që e di!“.

Duke lënë mënjanë ‘kodet sekrete’, Elvana dhe Ylli me anë të një Instastory të publikuar në të njëjtën kohë kanë zbuluar se do të sjellin në bashkëpunim ditën e shtunë, por pa dhënë më shumë detaje.

Kur bashkojnë forcat dy këngëtarë si Elvana dhe Ylli nuk mund të presim asgjë tjetër veçse një hit veror!