Celebrities Gossip Health & Beauty Showbiz

Jo vetëm një, Meghan Markle ka dy parfume të preferuar dhe ja se cilët janë ato!

Ashtu si këshillat e të gjitha llojeve të të famshmëve bëhen virale në një kohë të shkurtër, preferencat e tyre në kozmetikë dhe të gjitha llojet e produkteve të make-up-it, kujdesit të lëkurës, parfumeve bëhen të njëjta. E sidomos për këtë të fundit, është fakt se një pjesë shumë e madhe e grave janë shumë të interesuara të dinë se çfarë parfumi mban personazhi i tyre i preferuar. Pa marrë parasysh se sa personal është një parfum dhe sado erë të ndryshme të jetë për secilin person, kurioziteti i shumë njerëzve është zgjuar.

Tani kur ky personazh publik me interes ndodh të jetë mbretëror, gjërat vështirësohen. E vërteta është se shumë do të pyesin se çfarë parfumi preferon Meghan Markle. Nga një intervistë e mëparshme e Markle, kur ajo ishte ende pjesë e kastit të serialit Suits, ajo bëri të ditur se i pëlqen të ndryshojë parfumet shpesh dhe të mos qëndrojë vetëm në një. Me pak fjalë, ajo ka dy-tre parfume që i alternon çdo ditë.

Dukesha e Sussex-it, megjithatë, duket se e do markën britanike Jo Malone, pasi dy parfume të kësaj marke janë ndër zgjedhjet e saj kryesore. Për cilët bëhet fjalë? I pari është Kolonja Wood Sage & Sea Salt Deco, i cili ka një kombinim shumë të veçantë të aromës së kripës së detit me shijen e tokës prej druri të sherebelës. Sa i përket parfumit të saj të dytë të preferuar, ai është Wild Bluebell Cologne, i cili përmban lule safiri dhe zambak uji.

Ndërkaq, dëshironi një aromë të re që i bën pushimet tuaja të veçanta? Nga relaksimi buzë detit në një aventurë në mal apo te pushimet tropikale, po ju ofrojmë disa aroma të paharrueshme, të zgjedhura sipas destinacionit të udhëtimit për t’i paketuar për verën 2022. Një përzierje e parfumeve të reja 2022, atyre klasike dhe të përshtatshme për të gjitha buxhetet dhe të gjitha nevojat. Njihuni me to.