Health & Beauty Lifestyle

Jo vetëm një sëmundje mendore, ja se çfarë shkakton tjetër depresioni!

Njerëzit shpesh mendojnë që depresioni ndikon vetëm në mendje, sepse është klasifikuar si një çrregullim mendor. Një studim i ri ka treguar se depresioni është më shumë si një sëmundje sistematike që ndikon në gjithë trupin. Një ekip i studiuesve i udhëhequr nga Universiteti i Granadës vendosi të studioi se çfarë ndodhë në gjithë trupin e njerëzve që vuajnë nga depresioni dhe u fokusuan në shkaktarët e stresit.

Ata kryen një meta-analizë, duke përfshirë 29 studime të mëparshme të përbërë nga më shumë se 3,900 njerëz. Studiuesit, të udhëhequr nga Sara Jiménez-Fernández, krahasuan pacientët me depresion para dhe pas trajtimit. Pacientët me depresioni janë ankuar gjithmonë për dhimbje fizike.

Ata që vuajnë nga kjo sëmundje kanë raportuar shpesh për pagjumësi dhe gjumë të tepërt, së bashku me lodhje kronike dhe ulje të oreksit për ushqim dhe seks. Rezultatet, e publikuara në Gazetën e Psikiatrisë Klinike, mund të shpjegojnë lidhje të rëndësishme, mes depresionit dhe sëmundjeve tjera, duke përfshirë sëmundjet vaskulare dhe kancerin. Gjithashtu mund të tregojnë se pse njerëzit me depresion jetojnë më pak se ata pa depresion.

Ndërkaq noti, kërcimi dhe vrapimi nuk duhet të mungojnë në rutinën e përditshme të adoleshentëve që luftojnë me depresionin. Të rinjtë që vuajnë nga depresioni duhet të përfshihen në lojëra sportive në ekip, si futbolli dhe basketbolli, si dhe individualisht, si vrapimi ose noti. Sipas një studimi të fundit të ‘JAMA Pediatrics’ ushtrimet e rregullta aerobike mund të lehtësojnë simptomat negative të sëmundjes mendore.

Njerëzit që vuajnë nga depresioni kanë tendenca të kenë më shumë mendime gjatë ditës, kryesisht negative dhe askush nuk mundet t’i kuptojë se si ndihen ata. Në situata të tilla, nuk mundesh që thjesht të takohesh me të dhe t’i thuash çfarë të duash. Por, duhet ta vëzhgoni atmosferën dhe t’i afroheni personit në fjalë në një mënyrë që nuk e ofendoni atë.