Health & Beauty Lifestyle

Jo vetëm për dekorimin e shtëpisë gjatë festave, kjo bimë mbron shtëpitë nga shpirtrat e këqij!

Ekziston një bimë që lidhet me festat e fundvitit. Fjala është për hollin, i cili njihet edhe me emrin holly. Sipas gojëdhënave, kjo bimë mbron nga shpirtrat e këqij dhe aksidentet, ndërsa në muajt e dimrit dhe gjatë festave të Krishtlindjeve vendoset sipër derës ose zbukurohet me kurora të ndryshme për t’i mbrojtur të zotët nga aksidentet.

Holly është një shkurre ose pemë me gjelbërim të përhershëm që rritet deri në dhjetë metra lartësi. Ato janë jeshile të errët në anën e sipërme dhe më të zbehta në anën e poshtme. Rritet në pyje më të lagështa malore, midis bredhit dhe ahut, në lartësitë deri në 2000 metra. Shpesh mbillet si bimë zbukuruese në kopshte dhe parqe. Gjethet e reja korrren në qershor dhe lëvorja në prill dhe shtator. Gjethet janë shumë medicinale, ndaj përdoren në mjekësinë popullore për të përgatitur çajra të ndryshëm. Megjithatë, duhet të keni kujdes me këtë bimë, pasi frutat e saj janë helmuese.