Celebrities Gossip Showbiz

Jo vetëm për tradhti në çift! Khloe e akuzon Tristan edhe për kopjim…

Ata tani mund të jenë vetëm ish- partnerë, por lidhja mes Khloe Kardashian dhe Tristan Thompson si prindër të True do të jetë përgjithmonë. Në fakt, ish -çifti nuk kanë të përbashkët vetëm vajzën e tyre True Thompson: ata gjithashtu kanë të njëjtën shije!

Khloe ka ‘sulmuar’ me shaka Tristan-in për kopjimin e dekorit të shtëpisë së saj në një skenë të patransmetuar ende të Keeping Up With the Kardashians, duke e cilësuar si mungesë të “krijimtarisë” kur bëhet fjalë për dizajnimin e shtëpisë së tij.

“Ne e bëjmë këtë në familjen tonë me të gjitha,” i tregon Khloe motrës së saj, Kim Kardashian në klipin ekskluziv të ‘KUWTK’.

“Unë thjesht them “Oh ti e ke këtë jastëk?” Nuk ju tregoj, por i marr 10 nga këto jastëkë dhe do t’i kem në shtëpinë time. Por, Tristan ka shkuar shumë larg. Ai do të kopjojë kaq shumë gjërat që unë bëj.”

 

Ndërkohë Kim i përgjigjet,

Është gjë e bukur. Kjo do të thotë që atij i pëlqen stili yt dhe ai dëshiron që të ndihet rehat. Edhe True do të ndihet si në shtëpi në të dyja hapësirat tuaja, jastëku i Tristanit mund të jetë si një shtëpi e dytë edhe për të. Duhet t’i shikosh pozitivisht gjërat. Duhet të tregohesh pozitive.

Ndërkohë Khloe sqaron të motrën duke treguar se nuk ndihet keq për këtë gjë.

Nuk jam vërtet e mërzitur. Nuk jam, thjesht mendoj se është qesharake. Do të preferoja vetëm të më thonte, “Hej, Khlo, kush e ka bërë dekorin e shtëpisë tënde?” Pse nuk mund të flasë vetë me mua? Jam e sigurt se është e njëjta gjë, sepse nuk e di. Supozoj se ai merr fotografinë, e dërgon dhe e përfundon. Por është bukur që ai madje dëshiron ta bëjë këtë.