Celebrities Gossip Showbiz

Jo vetëm që do të sjellin ‘Nina 2’, por çunat e ‘ThreeDots’ do të bashkëpunojnë me këngëtaren e njohur shqiptare!

Çfarëdo që prodhojnë çunat e “ThreeDots’ nuk ka dyshimin më të vogël që do të kthehet në hit. Këtë e vërtetojnë jo vetëm milionat e klikimeve të tyre, por muzikën e tyre mund ta dëgjosh kudo. Ashtu siç bashkëpunimi më i fundit i tyre, që na solli një frymë shumë verore “Nina” është bërë sensacioni i kësaj vere.

Kënga numëron afro 8 milion klikime dhe menjëherë ka arritur të zërë vendin e parë në Top List në “Top Awards”.

03/07/2021

Mesa duket, surprizat e çunave nuk kanë fund! Ka qenë vetë Flori Mumajesi ai që ka publikuar një Instastory nga studio e tij, ku duket Bruno dhe këngëtarja e njohur shqiptare Anxhelina Hadërgjonaj.

Ndërkohë, edhe Anxhelina ka qenë shumë aktive me projekte të reja muzikore.  Pas rikthimit të saj në muzikë me këngën “Precious”, e cila pati një impakt shumë pozitiv dhe Anxhelina mori edhe mbështetjen e yllit të “KUWTK”, Kim Kardashian, ka publikuar këngën “Run For” dhe “No Drama”.