Celebrities Film & Tv Gossip Pardon My French Showbiz

Jo vetëm si aktore në “Portokalli”, Arjola Demirin do ta shohim tani në Kosovë edhe si prezantuese!

Sot e ftuar në emisionin “Pardon My French” ka qenë aktorja e njohur dhe ish-konkurrentja e “Big Brother VIP”, Arjola Demiri. Përpos pjesës së të gjithë zhurmës së ‘Big’-ut, sezoni i ri në “Portokalli” ka nisur.

Nëse kam luajtur në “Big Brother”  do të luaj edhe në “Portokalli”.

A ka menduar ndonjëherë Arjola që ta luajë vetë veten në një histori të jetës së saj?

Në fakt ka më shumë se tre vite që Kastriot Abdyli një regjisor i Kosovës më kërkon që të bëj script-in e historikut të jetës. Në fakt e kam parë disa herë veten në sekuenca filmike të jetës dhe kur e mendoj ndoshta do ta luaj në këtë pjesën e moshës që jam sepse kuptohet kam qenë më e re kur jam bërë nënë. Ndoshta do të jetë dikush tjetër në vendin tim kur kam qenë më e re. Nëse ky film do të bëhet që unë kam shumë dëshirë të bëhet, kam përshtypjen që do të ishte mjaft i suksesshëm edhe jashtë.

Përveç kësaj pjese Arjola ka folur edhe në lidhje me planet e saj në të ardhmen e afërt ku ka zbuluar edhe projektin e saj më të ri që është një emision në Kosovë.

Është një emision televiziv që do të transmetohet të dielave, mjaft familjar dhe do të doja ta sfidoja veten edhe si prezantuese.