Bota

Joe Biden kapet në gjumë në konferencën për klimën në Skoci, video është virale!

Joe Biden me sytë e mbyllur dhe kokën e rënduar gjatë një fjalimi në Konferencën për Klimën në Glasgou të Skocisë. Një video e kthyer në virale, e kapi “mat” Presidentin e Amerikës gjysmë të fjetur e për shkak se ai nuk është i parëndësishëm, por vetë kryetari i vendit më të fuqishëm të botës, rrjetet sociale nuk e kaluan në heshtje, një moment të tillë pikant.

Mjaftoi kjo që disa llogari në Twitter të partisë republikane në Shtetet e Bashkuara, t’i konsiderojnë pamjet si shumë “të sikletshme”, por ka edhe nga ata që i bëjnë avokatinë Biden-it, duke vënë në dukje se po pushonte për pak çaste, duke mbajtur sytë mbyllur. Më pas, presidenti i hapi sytë kur një anëtar i stafit iu afrua dhe i pëshpëriti diçka në vesh. Gjatë qëndrimit në Europë, shefi i Shtëpisë së Bardhë fillimisht u ndal në kryeqytetin italian Romë e më pas në atë skocez.

Donald Trump nuk humbi rastin për të ironizuar pasardhësin:

Biden shkoi në Europë duke thënë se ngrohja globale është prioriteti i tij më i madh dhe më pas menjëherë ra në gjumë, për ta parë e gjithë bota, aty në konferencë. Kush ka besim të vërtetë në një temë, nuk mund të flejë gjumë teksa flitet për të!

Në Glasgou të Skocisë, presidenti Joe Biden u kërkoi falje liderëve botërorë për vendimin e daljes së  SHBA-ve nga marrëveshja e Parisit për klimën. Me vendim të para’ardhësit Donald Trump, Amerika u largua zyrtarisht nga Marrëveshja e Parisit, në nëntor të vitit 2020 duke u bërë vendi i vetëm ndotës në botë që braktis paktin historik të arritur për të luftuar ndryshimet klimatike.