Bota

Joe Biden përfundon në spital, pushteti i kalon Kamala Harris/ Nesër Presidenti Amerikan mbush 79 vjeç.

Presidenti amerikan, Joe Biden do t’ia kalojë përkohësisht pushtetin zëvendës-presidentes, Kamala Harris, pasi ai ndodhet nën anestezi për një terapi rutinë të kolonokopisë.

Lajmi është njoftuar nga sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Jen Psaki.

“Zëvendës-presidentja do të punojë nga zyra e saj në West Wing gjatë kësaj kohe”, theksoi ajo.

Biden shkoi këtë mëngjes në Qendrën Mjekësore Walter Reed, për t’iu nënshtruar një rutine vjetore fizike.

Psaki sqaroi se Shtëpia e Bardhë do të publikojë më vonë një përmbledhje me shkrim të gjendjes fizike të Biden.

Biden iu nënshtrua procedurës së transferimit të pushtetit të premten në mëngjes, një ditë para ditëlindjes së tij të 79-të.

Siç ishte rasti kur Presidenti George W. Bush kishte të njëjtën procedurë në 2002 dhe 2007, dhe pas procesit të përcaktuar në Kushtetutë, Presidenti Biden do t’ia transferojë pushtetin Zëvendës Presidentit për një periudhë të shkurtër kohe kur ai është në spital , tha Psaki në një deklaratë.