Celebrities Gossip Pardon My French Showbiz

Joeli dhe Amarda Toska kanë refuzuar ofertën e Ermal Mamaqit!

E ftuar ditën e sotme në “Pardon My French” nën moderimin e Jonidës dhe Kevit ishte Amarda Toska. Amarda zbuloi detaje mjaft interesante, teksa u shpreh për fëmijërinë, fillimet e karrierës së saj në televizion, njohjen me Ermalin e shumë të tjera.

Lidhur me fëmijërinë, Amarda tregon se ka qenë vërtet e lumtur, ndërkohë që adoleshenca ka qenë e qetë, teksa vazhdonte studimet te “Shkolla e Baletit”. Baleti ka qenë një nga dashuritë më të mëdha të saj përgjatë fëmijërise dhe adoleshencës, por duket se ishte televizioni ai që ia rrëmbeu zemrën. Edhe pse Amarda nuk e kishte menduar kurrsesi se do të ishte pjesë e televizionit në fillim e madje zbulon se eksperienca në “Portokalli” fillon tepër rastësisht. Ajo gjithashtu shprehet edhe për marrëdhënien me Ermalin, të cilin e ka njohur pikërisht në spektaklin e humorit.

Ermali si energjik që është, nuk është kursyer.

Në një tjetër moment gjatë intervistës, Amarda foli edhe mbi karrierën e re që ka nisur bashkëshorti i saj, pikërisht për filmat që janë shfaqur tashmë dhe për serialin që pritet të dalë në vjeshtë. Por a i ka bërë ndonjëherë ftesë Ermali Amit të jetë pjesë e prodhimeve të tij filmike?! Këtë e ka zbuluar vetë moderatorja në Top Albania Radio.

Me thënë të drejtën më ka propozuar të jem pjesë tek një nga filmat e tij, por nuk pranova. Bëhet fjalë për një rol episodik dhe nuk mendoj se isha e përshtatshme.

Por nëse mendoni se Amarda është e vetmja pjesëtare e familjes që ka refuzuar të jetë pjesë e prodhimeve filmike të Ermalit, gaboheni.

Ndodhi diçka në lidhje me serialin. Duke qenë se Joeli ka qejf të jetë pjesë e këtyre stafeve, Ermali donte ta përfshinte. Roli nuk është ashtu si Joeli ka temperamentin me hedhje, me personazhe, por është pak i ndjerë dhe melankolik. E lexoi skenarin dhe tha ‘jo’ nuk është për mua.

Këto e të tjera u diskutuan sot përgjatë një interviste shumë të veçantë të Amarda Toskës. Intervistën mund ta ndiqni në kanalin tonë në Youtube dhe mos harroni “Pardon My French” çdo të mërkurë nga ora 18:00 deri në orën 20:00 me të ftuar special dhe momente shumë interesante e plot humor.