Bota

Johannesburg/ Shtëpia e Mandelës kthehet në hotel!

Shtëpia e mëparshme e Nelson Mandelës tani është kthyer në një hotel butik.

Vizitorët do të mund të përjetojnë çaste nga jeta e liderit të ndjerë të Afrikës së Jugut në Johanesburg.

Godina është e rrethuar nga kopshte dhe hapësira të mbushura me ekspozita të kuruara në mënyrë perfekte që ngjallin kujtimet e fituesit të Çmimit Nobel për Paqe.

 “Duam t’iu tregojmë anë të Madibës që nuk i keni parë ndonjëherë, gjithashtu edhe t’iu mësojmë disa gjëra që mbase si keni ditur më parë. Është dhe një prezantim për Fondacionin Nelson Mandela, në arkivin e së cilit ndodhen vepra të bukura arti dhe kjo është një mundësi për t;i ekspozuar këto vepra”, tha Dimitri Maritz, menaxher i përgjithshëm.

Nelson Mandela pëlqente ushqimet e të thjeshta, si çomleku. Shijet e vakteve që ai pëlqente tani përdoren për të mbushur raviolit, të shërbyera në hotel.

Një mënyrë e re, sipas Fondacionit Mandela, për ta bërë trashëgiminë e njeriut simbol të fundit të aparteidit “të vetë-financueshme”.

 “Po gatuajmë pulë të ëmbël të cilën ai e adhuronte, dhe kur ia servirnim ai kishte dëshirë të përdorte duart dhe jo pirunj dhe thika. Ai kishte dëshirë të përdorte duart për ta shijuar sa më mire ushqimin, pasi dhe në kulturën tonë, serviset nuk ekzistojnë”, tha Xolisëa Ndoyiya, ish-kuzhinieri personal i Nelson Mandela.

Hoteli u hap zyrtarisht në shtator 2021 dhe në të përfshihen 9 dhoma gjumi, duke përfshirë suitën presidenciale, dy dhoma takimesh, restorant, bar, pishinë dhe një kopsht të mrekullueshëm.

Çdo cep i hotelit është parashikuar të ofrojë kombinimin e përsosur të qetësisë, trashëgimisë dhe përvojave shpirtërore.