Showbiz

Johnny Dj sjell hite të vërteta sonte në “Selected By”

Tashmë e diela mbrëma nuk ka më kuptim pa “Selected By” me blloqet më të bukura muzikore të përzgjedhura nga Dj resident të Top Albania Radio. Edhe pse kjo është vetëm java e tretë e këtij programi muzikor, shumë shpejt “Selected By” i ka hyrë në zemër dëgjuesve tanë!

Sonte është nata e Johnny Dj, miksimet e të cilit nuk janë të panjohura. Tingujt e Johnny Dj i dëgjoni çdo ditë në “Top Mix” po ashtu dhe të shtunave me “Gangsta Nation”. Sonte ai do të përcjellë një playlist prej 120 minutash ku do të përfshihen shumëllojshmëri rrymash si; Pop, Hip-Hop, EDM, House, Deep House, Tech House, Progressive House, Bass House, Future House etj.

“Unë sot kam zgjedhur këngë të cilat i kam dëgjuar që para se të futesha në rrugëtimin tim si Dj por dhe këngë që më kanë shoqëruar gjatë 12 viteve ku unë kam luajtur muzikë si nga vendet më të vogla deri te klubet më të mëdha të llojeve të ndryshme si komericale ose te kategorizuara në rryma të caktuara. Shpresoj t’ju pëlqejnë” – tregon Johnny për “Selected By”.

Mos e humbisni, muzikën më të bukur të tij e dëgjoni në orën 20:00 në Top Albania Radio!