Celebrities Music Showbiz

Jon Bon Jovi rezulton pozitiv me COVID-19/ Ja gjendja e tij shëndetësore!

Këngëtari i njohur Jon Bon Jovi rezultoi pozitiv me COVID-19 para një shfaqje të së shtunës, duke shkaktuar anulimin e një koncerti në Florida. Publicistja e tij, Kristen Foster, në një deklaratë për CNN ditën e djeshme, u shpreh se:

Bon Jovi është tashmë i vaksinuar dhe ndihet mirë.

Ajo shtoi se këngëtari është i izoluar dhe nuk ka ndonjë event të ardhshëm publik të planifikuar në këtë kohë. Bon Jovi ishte planifikuar që të merrte pjesë në “A Intimate Acoustic Storyteller Performance Q&A” si pjesë e një festimi gjithëpërfshirës të fundjavës së Halloween në Miami Beach.

Ai do të performonte gjithashtu me një grup muzikantësh të quajtur Kings of Suburbia. Organizatorët po diskutojnë mënyrat për të adresuar pjesën e performancës së humbur të fundjavës për rreth 200 fansa dhe klientët, të cilëve u kërkohej ose të vaksinoheshin kundër COVID-19 ose të siguronin prova të një testi negativ, tha Foster.

Ai nuk është këngëtari i parë kaq i njohur që rezulton pozitiv me COVID-19 këtë muaj. Kantautori Ed Sheeran njoftoi gjithashtu të dielën e kaluar se kishte rezultuar pozitiv me koronavirus.

Ylli i muzikës pop tha në një postim në faqen e tij në Instagram se do të vazhdojë të japë intervista dhe performanca nga shtëpia, në pamundësi për të qenë afër njerëzve e fansave. Sheeran, i cili jeton pranë Framlingham në Suffolk, tha: “Kërkoj falje kujtdo që e kam zhgënjyer, qëndroni të sigurt të gjithë”.