Showbiz

Jona Spahiu mezi pret të ketë një vajzë?! Zbulon arsyen pse!

Moderatorja e njohur, Jona Spahiu, i është rikthyer sërish ekranit pas një periudhe pushimi për shkak të dedikimit të saj në familje.  Ajo i ka dhënë më shumë rëndësi rolit të saj si nënë me ardhjen në jetë, tre vite më parë, të djalit të saj, Raiden. Shpesh herë ajo ndan me “followers-it” video e foto të vogëlushit  të saj, ku nuk mungojnë komentet pozitive dhe shumë dashuri për të.

Nga ana tjetër, përpos gëzimit që i fal djali, ajo është pyetur nga ndjekësit e saj nëse ka në plan një fëmijë të dytë dhe këtyre pyetjeve i është përgjigjur gjithmonë me shumë humor.

Por së fundmi, ajo ka zbuluar se me të vërtetë po mendon të zgjerojë familjen e saj dhe madje ka një preferencë për gjininë e fëmijës.

Këtë e ka bërë të ditur me anë të një InstaStory në llogarinë e saj në Instagram, ku ka postuar një foto në të cilën shfaqen disa vajza të vogla që mbajnë veshur krijime shumë të bukura të firmës, “Self Portrait”.


Duket se krijimet për periudhën e festave janë aq të mrekullueshme sa Spahiut i ka lindur dëshira për të patur një vajzë që të mund t’i veshë rroba të bukura dhe plot stil. Njejtë siç njihet dhe moderatorja, e cila gjithashtu është një blogere e modës.