Aktualitet

Jonida Aliçkolli humb njeriun e saj më të shtrenjtë!

Ditë e vështirë kjo për gazetaren dhe kolegen tonë të Top Albania Radio-s, Jonida Aliçkollin. Ditën e sotme është ndarë nga jeta babai i saj, Hasan Aliçkolli. Lajmin e ka bërë të ditur vetë Jonida nëpërmjet një postimi në llogarinë e saj në Instagram. Teksa ka postuar një foto me fjongon e zezë, ajo e ka shoqëruar me fjalët:

Me zemrën e thyer po shkruaj fjalët më të trishta të jetës sime… Babi im Hasan Aliçkolli u nda nga jeta sot. Vendi i pritjes bëhet ne Kombinat tek “Dantris” pranë njësisë bashkiake nr 6. Varrimi bëhet nesër në orën 11:00 në varrezat e Sharrës.

Top Albania Radio i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes dhe miqve të koleges sonë.