Celebrities Gossip Pardon My French

Jonida Maliqi: “Doja të dija prezantuesit e tjerë në Festival, mos kisha ndonjë surprizë të pakëndshme!”

“Pardon My French” edhe këtë herë erdhi shumë ndryshe! Pyetjet “pikante” të këtij emisioni këtë javë i bëri gazetarja e njohur, Elona Duro. Në pjesën e dytë të ftuar në studio ishin Jonida Maliqi dhe Kelvi Kadilli, të cilët zbuluan pak më shumë rreth pjesëmarrjes së tyre si prezantues në Festivalin e Këngës që do të zhvillohet këtë vit.

Për Jonidën kjo nuk është hera e parë që ngjitet në atë skenë si prezantuese ashtu edhe si këngëtare. Vitin e kaluar, këngëtarja ishte fituesja e edicionit, e cila përfaqësoi plot krenari Shqipërinë në Eurovision. Por, si e priti ajo këtë ftesë?

Do ta prezantoj për të dytën herë. E kam prezantuar para… Nuk e mbaj mend vitin, më shumë se 10 vjet më parë. Nuk e mbaj mend se ku isha. Pashë që i kishin rënë telefonit, Martin Leka dhe Ardit Gjebrea. Mora Martinin, por m’u përgjigj Arditi. Padyshim që doja të dija prezantuesit, doja të dija mos kisha ndonjë surprizë të pakëndshme. Me prezantuesit shkojmë mirë dhe prapa kamerave, kemi kimi. 

Por, si e sheh këtë eksperiencë Jonida?

Për të parën herë nuk po më dridhen gjunjët, ashtu siç ndodh me këngëtarët kur shkelin në skena të mëdha me kalimin e viteve. Edhe nëse harroj disa paragrafë në skenë, do më nxjerrin nga situata kolegët. Jam në ‘comfort zone-in’ tim. Kemi kuptuar deri diku formatin, nuk do të jetë klishe, por pak më rinore.  

A do të donte Jonida të rikthehej në Festival jo si prezantuese, por si pjesëmarrëse për të përfaqësuar Shqipërinë në Eurovision?

Unë tashmë në gjithë Festivalet i kam prekur çmimet. Ama kur e prek Eurovision-in, do t’i rikthehesh. Çdo artist që merr pjesë në Festival do të fitojë. Do të gënjeja nëse do të thoja thjesht po marr pjesë, do të doja të isha sërish pjesë e Eurovision-it.