Showbiz

Jonida Maliqi konfirmon lidhjen me Romeo Veshaj

Këngëtarja shumë e dashur e publikut dhe moderatori Romeo Veshaj, prej kohësh janë aluduar për lidhje, ndarje e ribashkime për të cilat asnjëherë nuk janë prenoncuar.

Së fundmi ka mjaftuar një video e Jonidës që më në fund të kuptojmë që ata janë bashkë dhe janë çift.

Pak orë më parë këngëtarja ka ndarë me ndjekësit e saj në Insta Story një video të shkurtër ku si rrallëherë shfaqet krah Romeos së saj.

Sapo dyshja shfaqet në video menjëherë ka duartrokitje (të vendosura me efekt) si simbol i konfirmimit të bashkimit të tyre.

Të veshur thuajse njësoj Jonida dhe Romeo bënë kërcimin e tyre të parë virtual.