Celebrities Live From Tirana

Jonida Shehu: “Denoncova fansin që më përndiqte dhe u gjykova”

Sot në emisionin “Live from Tirana” për të folur rreth dashurisë së fansave ishte e ftuar nëpërmjet një lidhjeje telefonike gazetarja e njohur Jonida Shehu. A ka patur ndonjë eksperiencë të mirë apo të keqe Jonida me fansat e saj? Për më shumë ajo na tregon vetë…

Kur mundohem të analizoj këtë marrëdhënien që njerëzit kanë me personazhe nga ekrani, që fiksohesh apo dashurohesh me njerëz që nuk i njeh, e shoh si një çregullim. Unë kam patur njerëz që i kam pëlqyer, më kanë frymëzuar po asnjëherë nuk kam qenë e fiksuar. Sepse e kam ditur që është një gjë që nuk të përket, është një njeri që nuk e njeh. Po të marrim parasysh njerëzit që jetojnë të izoluar, kanë probleme të ndryshme, kjo lidhja me njerëzit duket si shpëtim ose plotëson ëndrrat e tyre. Kam shumë njerëz dashamirës në rrjete sociale që ta zbukurojnë por edhe ta prishin ditën. Sot të gjithë njerëzit që kanë akses të të shohin, mënyra sesi shprehen është shumë problematike. Më ka ndodhur në Instagram që shumë njerëz që nuk më pëlqejnë nuk kanë një profil real, janë të gjithë me profile fallso. 

Unë kam pasur episode të miat, të cilat janë bërë mediatike dhe më kanë bërë të kuptoj rëndësinë e një situate në krahasim me një situatë tjetër. Ka situata që këto raporte bëhen shumë problematike. Unë e kam patur një situatë të tillë që pas një periudhe të gjatë, të neglizhuar e pash veten shumë të stresuar. Ishte një njeri që më ndiqte, më kufizonte jetën, mendonte gjëra jo të shëndetshme për mua dhe në fund kur mora vendimin për të bërë një denoncim për këtë gjë pash reagime të çuditshme, idjote të njerëzve në ‘Facebook’ duke thënë: “E si u denoncoka një njeri së të shkruan në mesazhe?”, por duhet provuar vetë për të parë se çfarë stresi të shkakton. Në fund të ditës ne kemi për detyrë të mbrojmë veten dhe familjen tonë.