Celebrities Lancio Music

Jonisa dhe Arnon tregojnë çdo gjë rreth projektit të tyre “I Got You” dhe planeve për të ardhmen!

Mbrëmjen e kaluar kanë qenë të ftuar në emisonin e ‘Lacio’ Arnon dhe Jonisa. Dy artistë të rinj shumë vizionarë, të cilët kanë folur në lidhje me projektin e tyre, i cili titullohet ‘I Got You’. Ata kanë folur gjithashtu edhe për detajet më reja të projekteve dhe planeve të tyre për të ardhmen.

‘I got You’ është bashkëpunimi i tyre, një këngë e cila ka më shumë inspirim nga bota e jashtme, moderne europiane, por sa e gjen veten Jonisa veten të përfshirë në tregun muzikor shqiptar?

Për momentin, të them të drejtën nuk është se jam përpjekur shumë për të hyrë në tregun shqiptar. Mendoj që kjo është thjesht një eksperiencë personale, e imja pasi unë i shkruaj vetë këngët dhe e kam shumë herë më të thjeshtë që ti shkruaj në anglisht sesa në shqip. Për disa arsye që unë ende nuk i di. Për momentin kam këtë lloj fokusi por që do të doja të guxoja edhe në shqip me ndonjë këngë debutuese. 

A e shikon Arnon tregun shqiptar si një vend të mundësive të të gjitha rrymave muzikore apo është paksa selektiv dhe më shumë i orientuar drejt një lloj rryme të vetme?

Përsa i përket orientimit të rrymave në vendin tonë, për fat të keq momentalisht nuk po i jepet shumë prioritet rrymave të tjera, kemi vetëm një lloj rryme të cilën po e përgjithësoj ‘komerciale’. Këngë të cilat kalojnë shumë shpejt dhe që është një fuzion i shumë rrymave si ‘hip-hop’, folklor ndoshta pak.

Producenti ka vijuar duke thënë se:

Muzika këtu ka ngecur. Nuk ka diversitetin e duhur siç duhet të ketë një treg normal muzike. Kam përshtypjen që në të ardhmen edhe me këtë frymën e re që po sjellin edhe artistët e rinj, mendoj që me kalimin e kohës do rriten më shumë profesionalisht. Avash-avash secili do të ketë vendin e tyre për rryma të ndryshme. 

Ata kanë dhënë edhe mendimin e tyre në lidhje me klikimet nëse për ta janë shembull apo matës suksesi. Tekstshkruesja ka treguar se:

Në nivel personal do ta gjykoja suksesin se sa do të ndryshojë apo se sa do të rritem në vit ose në një periudhë të caktuar kohore. Kur shikoj mbrapa them a jam rritur apo jo?

Dyshja kanë folur edhe në lidhje me udhëtimin e tyre në Francë dhe kanë treguar se kanë qenë thjesht për një udhëtim pune. Nërkohë që bukuroshja 21-vjeçare ka qenë e ftuara speciale për të kënduar Arnon ka qenë më shumë për pjesë e asistenës teknike. Ata kanë treguar se gjithçka ka qenë prefekte. Difernca kulturore ndihet si nata me ditën në lidhje me aspektin muzikor si në vendin tonë edhe jashtë.

Në lidhje me planet e saj në të ardhmen Jonisa ka treguar se do të largohet për t’u fokusuar më shumë tek shkolla.