Live From Tirana Music

Jonisa Lako, artistja e re me projekte premtuese

Nëse nuk e keni dëgjuar ndonjëherë emrin e saj apo ndonjë nga projektet muzikore që ka krijuar, ne ju njohim me këngëtaren simptarike Jonisa Lako e cila ishte sot “Live From Tirana” për të ‘zbërthyer’ disa nga këngët e saj. Edhe nëse nuk e njihni, zërin ja keni dëgjuar tek hiti i Arnon, “Molla” që prej javësh ka qenë në vendet e para të klasifikimit të 100 këngëve moderne shqiptare.

Në këtë artikull do të njiheni me disa nga projektet e saj muzikore dhe do të mësoni se kjo artiste është mjaft e talentuar dhe pritet të vijë me projekte të reja shumë premtuese.

 4U ft. Arnon (2016)

“E kam nisur me muzikë elektronike por nuk do të vij gjithmonë kështu. Do të vij pak më soul, më indi, më pop, këto më pëlqejnë shumë. Unë nuk pres sukses apo ‘boom’ të menjëhershëm por për atë që unë përfaqësoj do t’i vijë koha. Rrugëtimin drejt muzikës e kam nisur që e vogël në shkollë ndërsa me Arnonin jemi njohur nga një mike e përbashkët.”

Te Molla ft. Arnon (2018)

“E prisnim që do të dëgjohej por kaq shumë në këtë lloj rangu jo të them të drejtën nuk e prisja. Ky që dëgjoni ju është regjistrimi i parë ose i dytë. Këtë ‘boom’-in nuk e dua, nuk është gjithmonë i mirë prandaj nuk jam bërë pjesë e ndonjë bashkëpunimi me artistë të tjerë.”

G-Paradise ft. Arnon (2019)

“Herë pas herë unë dhe Arnon risjellim këngë që të famshmë që i realizojmë në formë ripunimi. Është diçka e jona një mënyrë se si ne bëjmë muzikë, është kreativiteti i të dyve i bërë bashkë.”

The thrill (2020)

“Erdha solo vonë dhe pas një kohe të gjatë sepse mu desh shumë që të punoja me veten dhe të gjeja veten. Këngët i shkruaj vetë, tekstet, meloditë, vijat. Dua të jem shumë koherente por kjo sërish kërkon shumë punë me veten.”

You don’t miss you (2020)

“Ky është projekti im më i ri muzikor. Do të vij dhe me një album të ri që do të ketë 9 këngë, ndoshta nga mesi i këtij viti.”