Celebrities Health & Beauty Live From Tirana

Jori Çomani në TAR na tregon gjithçka që duhet të dini rreth terapisë holistike!

Sot në emisionin “Live from Tirana” ishte e ftuar në studio terapisja holistike, Jori Çomani. Për shumë nga ata që nuk e dinë se çfarë është kjo terapi në vetvete, Jori na flet më shumë:

Në Shqipëri është terminologji e re. Nga vet emri do të thotë i plotë, të jesh i plotë. Mendja, mendimet, emocionet, energjia jone dhe trupi fizik, të gjitha këto na përbëjnë ne, të tërën dhe quhet ndryshe një qenie që ndihet mirë. Të jemi holistik është një stil jetese dhe terapitë holistike janë teknika apo metoda që një udhërrëfyes i mëson njerëzve se si ta fusin në jetën e tyre të përditshme teknikat e mirëqenies. Unë kam rreth 5 vite që e përdor termin mirëqenie. Një qenie që ndjehet mirë dhe po ta mendojmë në fund të ditës të gjithë ne shtrihemi në krevat. Vendosni një muzikë dhe ktheheni të vetja dhe i bëni pyetje vetes se çfarë kam nevojë unë. I ftoj të gjithë që ta bëjnë këtë teknikë në fund të ditës. Ka disa tematika që njerëzit duan të punojnë dhe një ndër më të theksuarat këto kohë ka qenë një humbje e vetes, që gjërat e vjetra nuk i kënaqin më njerëzit. Vijnë në rastet kur kanë një ndjesi boshllëku si dhe pjesa e vuajtjes nga ankthi dhe depresioni. Nuk është ankthi një sëmundje, është një periudhë kalimtare dhe nëpërmjet metodave holistike mund të realizohet pastrimi emocional.

Pengesat që ne hasemi, cilat janë?

Emocionet janë thelbi, janë rrënja. Ka një cikël i cili që në moshën 1-5-6vjeçare ne formëzohemi nëpërmjet emocioneve. Ne krijojmë blloqe në trupin tonë emocional dhe fizik. Kur ne përjetojmë ankthe, depresione, apo kemi një ‘blackout’ që nuk duam të bëjmë asgjë dhe vëmë në dyshim gjithçka, ky është pikërisht momenti i fundit kur bllokimi ka shkuar në trupin fizik. Bllokon mendjen dhe ndihemi të sëmurë. Çdo pakënaqësi e mendjes, fobirat dhe ankthet kanë burim dhe origjinë emocional.

Si mund t’i përballojmë emocionet tona?

Njerëzit synojnë të arrijnë shumë gjëra por nëse nuk kuptojmë se jemi qenie tokësorë, jetojmë në Tokë e cila na jep shumë energji, po të bëhemi të vetëdijshëm e të fillojmë nga gjëja bazike që është kontakti me tokën dhe punojmë më trupin fizik. Ne përdorim trupin duke shkuar te frymëmarrja, shoqëruar me meditimin që janë kryesore për këdo që përjeton vështirësi emocionale të fillojë të bëjë ndryshimin. Kontrollojmë frymëmarrjen, e përdorim frymëmarrjen si një spirancë për të menaxhuar mendimet.

Intuita, sa na ndihmon në qëllimet tona?

Është një gjë që nëse nuk e kemi imagjinoje sikur jemi një trup pa energji, pa shpirt, Është pjesë e jona, thjesht duhet të ndryshojmë këndvështrimin e gjërave më shumë duke dëgjuar mendimet tona dhe nëse ne fillojmë të tërhiqemi te vetja mund të rrijmë pak në qetësi dhe mund të pyesim veten çfarë duhet të bëjë në këto momente dhe dëgjojmë atë zërin tonë të brendshëm. Duhet të aktivizojmë intuitën nëse duan që jeta jonë të rrjedhë lirshëm. Është e nevojshmë të dëgjojmë atë që intuita na thotë. Nuk ka dështim, nuk ka gabime por ka mësime. Sa më shumë që një gjë nuk funksionon ashtu siç duhet aq më shumë na bën të fuqishëm.