Celebrities Gossip Showbiz

Jorin e ka ngacmuar Balotelli? Ja çfarë ka ndodhur mes tyre!

Ajo është shtëpia më e famshme në Shqipëri dhe padyshim që ngjarjet e krijuara në shtëpinë e Big Brother Vip Albania janë në qendër të vëmendjes. Banorët e BBV2 po përfliten kudo në rrjet, dhe janë kthyer në protagonistët e përditshmërisë sonë, duke transmetuar shumë emocione të forta teksa rrëfejnë historitë e tyre apo edhe gjatë përditshmërisë, konflikteve dhe raporteve me njëri-tjetrin.

Gjatë një bashkëbisedimi në Living Room, Jori e ngacmuar nga banorët ka rrëfyer se futbollisti i njohur Baloteli e kishte kontaktuar në rrjete sociale ama ajo e kishte refuzuar, pasi ka qenë në një lidhje tjetër.

Kristi: E di kush më pëlqente mua…Baloteli

Gerti: Jam 1 miliard % I sigurt që të ka shkruar Baloteli

Jori: Po më ka shkruar dhe ka qenë me plot respekt. Kur i thashë se jam në një marrëdhënie, më tha “ah të kërkoj falje”.

Antoneta dhe Luizi janë përfshirë në një debat të fortë ditën e djeshme në shtëpinë e “Big Brother VIP”. Teksa ishin duke diskutuar, banorja i është afruar tek fytyra këngëtarit, teksa i ka thënë se për shkak të presioneve që ai i bën, ka dashur 3 herë të largohet nga shtëpia. Ndërkohë, Luizi i ka thënë vetëm që të marrë valixhet dhe të largohet.