Jorke Broka

Jorke Broka, lindur në vitin 1989 në Tiranë. Diplomuar në Universitetin e Arteve në degën Regji. Aktivitetin e tij brenda kompanisë Top Media e ka nisur në vitin 2010-të. Pjesë e shumicës së produksioneve televizive të prodhuar nga Top Channel.

Në vitin 2017 bëhet pjesë si aktor në emisionin “Pa Limit” me autor Denard Xhillari. Një vit më vonë i bashkohet trupës së emisionit Portokalli si pjesë e “Katërshja”.

Këtë herë, Jorke provoi dhe një eksperiencë të re radiofonike krah kolegëve të tjerë të “Katërshja”. Emisioni i tyre “Propaganda” u transmetua në Top Albania Radio çdo të premte në orën 18:00-20:00.

Follow Jorke