Dëgjo live TOP ALBANIA RADIO
Dëgjo live TOP GOLD RADIO
Dëgjo live MY MUSIC RADIO
Voto në THE TOP LIST
Celebrities Gossip Showbiz

Josephine Baker, gruaja e parë me ngjyrë që do të prehet në Pantheonin francez!

Josephine Baker, kërcimtarja, këngëtarja dhe aktorja franko-amerikane që magjepsi Francën me shfaqjet do të bëhet gruaja e parë me ngjyrë që do të përjetësohet në mauzoleun francez të Panteonit ditën e nesërme. Baker do të jetë gjithashtu gruaja e gjashtë që do t’i bashkohet rreth 80 figurave të mëdha kombëtare në historinë franceze në tempullin laik në ‘’Rive Gauche’’ të Parisit.

Ajo do të jetë gjithashtu figura e parë e spektakleve që do të nderohet me një vend simbolik në shenjtëroren shekullore, vendi i fundit i pushimit të një liste të gjatë të ndriçuesve nga bota e politikës, kulturës dhe shkencës, duke përfshirë Victor Hugo, Emile Zola dhe Marie Curie.

“Panteonizimi” i superyllit të parë me ngjyrë në botë, e cila bëri fushatë për të drejtat civile së bashku me Martin Luther King, do të prehet me një grup intelektualësh që t’i jepet nderimi i rrallë pas vdekjes.

Presidenti francez Emmanuel Macron pranoi kërkesën në muajin gusht, sepse sipas tij ‘ajo është një grua franco-amerikane e cila luftoi në një shoqëri të mbyllur e cila është bërë mishërim i vlerave iluministe të Republikës Franceze gjatë gjithë jetës së saj’.

Si shumë artistë me ngjyrë amerikane të asaj kohe, ajo u zhvendos në Francë për t’i shpëtuar luftës raciste. Rikujtojmë, se Simone Biles ka qenë një nga të ftuarat e “Met Gala 2021” e cila ka arritur mjaft sukses edhe në fushën e gjimanstikës, nga talenti dhe profesioni i saj si gjimnaste. Gjatë kalimit të saj në tapetin e kuq, ajo tërhoqi vëmendjen e të gjithëve. Arsyeja ishte fustani i saj. Një fustan tre-në-një, i frymëzuar nga qielli i natës dhe i stiluar nga Beckett Fogg dhe Piotrek Panszczyk nga Area.

Stili i saj i veçantë përfshinte një mace të zezë të zbukuruar me yje dhe i gjithë fustani i mbuluar me kristale të pafundme Swarovski. Stili i veshjes i gjithi me kristal gjithashtu përmbante elementë me pupla, të frymëzuar nga aktorja e njohur Josephine Baker, e cila ishte gruaja e parë me ngjyrë që luajti në një film të rëndësishëm.