Lifestyle

Ju bezdisin shenjat e gishtërinjve në pajisjet e kuzhinës?! Sekreti për t’i zhdukur ato…

Amvisat e dinë më së miri se pajisjet prej inoksi mund të jenë të vështira dhe sfiduese për t’u pastruar. Edhe pse duken shumë bukur në kuzhinë, ato marrin lehtësisht gjurmët e gishtërinjve dhe vijat, duke i bërë ato paksa të vështira për t’u mbajtur gjithmonë pastër.

Por, falë trukut të dobishëm të ekspertes së pastrimit, mund t’i pastroni me lehtësi ato shenja të bezdisshme menjëherë. Një eksperte e quajtur Marlen Komar, ndau me ‘Apartment Therapy’ teknikën e gjyshes së saj për pastrimin e pajisjeve prek inoksi.

Ajo funksionon aq mirë, sa Komar tha se kurrë nuk përdor asnjë pastrues tjetër. Komar shpjegoi se pasi t’i fshini pajisjet tuaja, thjesht hidhni disa pika vaj ulliri në një leckë dhe më pas vazhdoni fshirjen. Të gjitha vijat dhe njollat ​​do të pastrohen pikërisht para syve tuaj, duke lënë një sipërfaqe pa njolla.

Kjo për shkak se vaji lë një shtresë mbrojtëse mbi çelikun, duke e mbrojtur atë nga njollat. Pas një fshirjeje me vaj, do të keni një shkëlqim të mahnitshëm dhe pa kosto shtesë për pajisjet tuaja të kuzhinës.

Aju duket sikur pastroni çdo pjesë të hapësirës suaj të jetesës? A i fshini të gjitha papastërtitë dhe pluhurin nga çdo sipërfaqe, dysheme, banak, sobë, e kështu me radhë? Epo, me sa duket pastrimi i dyshemesë dhe pastrimi i tryezës është vetëm një pjesë e ‘betejës’. Sipas Kacie Stephens, pronare e ‘The Big Cleaning Co’, ka një zonë të shtëpisë që shumica e njerëzve e anashkalojnë gjatë pastrimit, por që nuk duhet dhe janë muret.

Gërvishtjet nuk janë të vetmet gjëra që muri juaj mund të mbledhë. Pluhuri, poleni, papastërtia dhe myku mund të krijohen gjithashtu. Në videon e saj në TikTok, Kacie demonstron mënyrën e duhur për të pastruar muret dhe rekomandon ta bëni këtë rutinë për të paktën çdo gjashtë muaj.