Food & Drink Lifestyle

Ju duket ‘mision i pamundur’ gjumi gjatë natës?! Ne ju tregojmë se çfarë duhet të pini!

Po kërkoni të keni një gjumë të qetë por kjo gjë ju duket një mision i pamundur?! Në fakt, nuk është fare. Një përzierje që të ndihmon për të pasur një gjumë të qetë dhe lehtësi në mëngjes është shumë e thjeshtë dhe praktike. Të mirat shëndetësore të kësaj përzierjeje vijnë nga përbërësit kryesorë: shafran i Indisë, vaj kokosi dhe xhenxhefil. Siç dihet, shafrani i Indisë është një antiinflamator i shkëlqyer, me veti të larta detoksikimi, ul presionin e lartë të gjakut dhe ndihmon tretjen.

Shafrani nuk është vetëm një erëz, por edhe një ‘armë’ kundër kancerit. Në Indi, aty ku konsumi i tij është tepër i lartë, është vënë re se ka shumë pak raste të kancerit në zorrë mes popullsisë. Një studim amerikan doli në përfundimin se kurkumini i shafranit mund të ndihmojë në ngadalësimin e progresit të kancerit të gjirit te minjtë. Studime të tjera kanë gjetur se mund të ndihmojë në shkatërrimin e pllakave që formohen në tru dhe që lidhen me Alzhajmerin.

Vaji i kokosit, po ashtu ka veti të larta shëndetësore, është i pasur me yndyra të shëndetshme dhe lehtëson problemet e stomakut. Xhenxhefili nga ana tjetër ndihmon tretjen dhe redukton irritimet e stomakut. Ndërkaq, përbërësit janë dy filxhanë vaj kokosi, një lugë gjelle shafran i Indisë, një lugë çaji xhenxhefil i grirë, 1/4 lugë gjelle piper i zi, një lugë gjelle mjaltë organik. Shto të gjithë përbërësit përveç mjaltit në tigan dhe lëre të ziejë për 5 minuta. Në fund, shto edhe mjaltin dhe pije të ngrohtë! Do të na falënderoni, kjo është pak po e sigurt.