Health & Beauty

Ju ënjten shpesh gishtat e duarve?! Këto janë arsyet përse ndodh!

Gishtat ënjten për një sërë arsyesh, disa të padëmshme, por ndonjëherë ënjtja mund të paralajmërojë për gjendje më të rënda shëndetësore. Ja cilat janë disa nga shkaqet më të zakonshme të ënjtjes së gishtave:

Abuzimi me kripën

Teprimi me ushqimet e kripura mund t’ju shkaktojë ënjtje të gishtave. Trupi përpiqet që të mbajë një balancë të ujit dhe kripës. Duke konsumuar shumë kripë, trupi e kompenson këtë duke ruajtur shumë ujë në trup, prandaj krijohet edhe ënjtja.

Are Bath Salt Drugs Really Bath Salts? Learn the Difference
Osteoartriti ose artriti reumatoid

Nëse ju janë ënjtur artikulacionet kockore të gishtave, shkaku mund të jetë osteoartriti, sidomos nëse i keni gishtat të ënjtura në mëngjes. Osteoartriti shoqërohet shpesh me dhembje dhe ngurtësim të gishtave. Artriti reumatoid, një sëmundje autoimunitare që prek veshjen e brendshme të artikulacioneve, mund të shkaktojë gjithashtu ënjtje.

Osteoarthritis vs. Rheumatoid Arthritis Pain | Edina Pain Doctor
Probleme me veshkat

Nëse veshkat nuk i filtrojnë mirë të gjitha lëngjet, trupi do t’i ruajë ato dhe si pasojë shkaktohet ënjtja në disa pjesë të trupit, njohur në gjuhën mjekësore si edema. Edema mund të prekë çdo pjesë të trupit, megjithatë shkakton më shumë ënjtje të duarve, këmbëve dhe artikulacioneve.

Chronic kidney disease and HIV | aidsmap