Tech

Ju garantojmë se risia e re e Apple në iOS 16 do t’ju pëlqejë jashtëzakonisht shumë!

Apple po shton një risi në iOS 16 për t’i bërë edhe më private imazhet tuaja në pjesën Hidden Photos apo Recently Deleted. Në përditësimin e ri, këto kategori do të jenë të kyçura dhe mund të arrish që të kesh akses vetëm duke përdorur identifikimin e fytyrës (Face ID), shenjën e gishtit (Touch ID) ose me anë të një fjalëkalimi.

Në iOS 15 këto ndarje janë të vështira për t’u gjetur në aplikacionin e Photos, por nuk janë plotësisht të mbrojtura nga kureshtarët që padashur ose me qëllim mund të ketë në dorë celularin tuaj. Duke filluar nga Vjeshta, përditësimi do jetë funksional edhe për iPadOS 16 dhe macOS.

Një tjetër masë sigurie është Safety Check, i cili është opsion enkas për mbrojtjen e personave në marrëdhënie abuzive. Ata mund të ndalojnë ndarjen e të dhënave të tyre me personat që kanë akses në Find My, kontakte, vendndodhjen etj.

Sjellim në vëmendje gjithashtu se Bashkimi Europian ka rënë dakord që të gjithë llojet e celularëve dhe tabletëve të kenë të njëjtin karikues. Deri në vitin 2024, Apple do të duhet të ndryshojë portën e karikimit për pajisjet. Ndërhyrja politike, për të cilën Komisioni Evropian tha se do t’ua lehtësonte jetën konsumatorëve dhe do t’u kursente para, erdhi pasi kompanitë nuk arritën të arrinin një zgjidhje të përbashkët.

Rikujtojmë, se rrjeti 6G pritet të pushtojë tregun rreth vitit 2030, teksa “universi industrial” po vazhdon të zgjerohet në industrinë e teknologjisë. Këtë parashikim e bëri Pekka Lundmark, shefi ekzekutiv i kompanisë të telekomunikimit Nokia. Ai i bëri këto komente së fundmi në samitin e Davos, gjatë pjesëmarrjes në një panel të quajtur “perspektiva strategjike në ekonominë digjitale”.