Celebrities Showbiz

“Ju jeni heronjtë e mi…”/ Arnold Schwarzenegger mbështet ish-boksierët e peshave të rënda, Vitali dhe Wladimir Klitschko!

Situata e luftës mes Rusisë dhe Ukrainës ka arritur që të marrë vëmendjen e të gjithëve. Aktori i njohur Arnold Schwarzenegger ka dërguar një mesazh mbështetjeje për ish-boksierët e peshave të rënda, Vitali dhe Wladimir Klitschko, ndërsa vëllezërit po përgatiten të bashkohen në luftën për të mbrojtur Ukrainën nga pushtimi rus.

Kujtojmë se Rusia nisi një pushtim ndaj shtetit të Ukrainës para agimit të së enjtes më 24 shkurt, me urdhër të presidenti rus Vladimir Putin. Vitali, i cili ka qenë kryebashkiak i Kievit, kryeqytetit të Ukrainës, që nga viti 2014, konfirmoi se nuk kishte zgjidhje tjetër veçse të bashkohej me luftën pasi trupat ruse duket se i janë drejtuar qytetit.

Vëllai i tij më i vogël Wladimir ishte regjistruar tashmë si pjesë e ushtrisë rezervë të atdheut të tij në fillim të këtij muaji. Schwarzenegger, një mik i vëllezërve, bëri një postim mbështetës në rrjetin e tij social Twitter, pasi dëgjoi se ata do të bashkohen në luftë, duke i përshkruar ata si “heronj”. Ish-guvernatori i Kalifornisë tha se:

Viatli dhe Wladimir Klitschko, po mendoj për ju, miqtë e mi, Ju ishit heronjtë e mi në ring dhe ju jeni heronjtë e mi tani.

Ndërkohë, aktori tashmë kishte shprehur mbështetjen e tij për popullin e Ukrainës në një shkrim të postuar në Instagramin e tij.

Mendimet e mia janë me popullin ukrainas. Më është kërkuar të bëj disa intervista, por besoj se lajmet duhet të vazhdojnë të fokusohen në atë që po ndodh në terren në tragjedinë që na ka thyer zemrat dhe në guximin e popullit ukrainas që na ka frymëzuar. Unë nuk jam ekspert i politikës së jashtme, kështu që do t’ua lë analizën njerëzve më të zgjuar se unë. Unë e di se si është të rritesh pas një lufte, në një vend të pushtuar dhe e di se në luftë dhe pas kësaj, askush nuk fiton, të gjithë vuajnë. Lufta ka një mënyrë për të thyer fituesit së bashku me humbësit. Unë kam miq dhe tifozë ukrainas dhe kam miq dhe tifozë rusë. Me sa mund të them, asnjëri prej tyre nuk e dëshiron këtë.