Lancio Music

Ju ka marr malli?! “Pussycat Dolls” rikthehen më fuqishëm se kurrë!

“Pussycat Dolls” pritet të rikthehen sërish si grup në industrinë muzikore. “The Sun” ka mësuar se vajzat e famshme janë shumë pranë nënshkrimit të një marrëveshjeje të menaxhimit për të siguruar një të ardhme afatgjatë në muzikë. Mezi po presim projektet e reja muzikore nga grupi legjendar i vajzave, me në krye Nicole Scherzinger.

Rikthimin e tyre në skenën muzikore, vajzat e kishin paralajmëruar që në vitin 2019-të, por për shkak të pandemisë së COVID-19 atyre iu desh që të riplanifikonin dy herë turneun e tyre të ribashkimit. Një burim ka thënë për gazetën “The Sun” se grupi i famshëm është në bisedime me kompaninë që menaxhon Madonna-n dhe Britney Spears, Maverick si dhe disa firma të tjera mjaft të njohura.

I njëjti burim ka thënë se Nicole kishte menduar që vitin e shkuar të publikonte disa këngë solo, por tani fokusi i saj i vetëm është grupi “Pussycat Dolls”.

Nicole pati menduar të krijonte muzikë solo vitin e kaluar dhe shkroi një seri këngësh. Koha ka kaluar dhe nuk ka ndonjë plan deri më tani për të ardhur si artiste solo. E gjithë fokusi i saj për momentin është tek “Pussycat Dolls”. Me gjysmën e grupit në Mbretërinë e Bashkuar dhe gjysmën në SHBA është e ndërlikuar, por ata janë të vendosura të publikojnë disa këngë në vitin 2021.