Celebrities Gossip Showbiz

“Ju lutem më uroni fat…” Ronela Hajati kërkon ndihmën e ndjekësve për një udhëtim shumë të rëndësishëm!

Ronela Hajati pas përfundimit të eksperiencës së saj në Eurovision ka sjellë në treg mjaft projekte të reja muzikore, si bashkëpunime ashtu edhe këngë solo. Me anë të postimeve të saj në Instagram kemi parë se ka disa kohë që këngëtarja i është përkushtuar punës dhe karrierës.

E duket se artistja nuk ka aspak kohë të pushojë edhe pse ky vit sapo ka nisur dhe këtë e ka treguar jo vetëm duke paralajmëruar se do të sjellë këngë të reja por dhe me angazhimin me koncerte. Jo vetëm në vendin tonë, por duket se Ronela ka projekte që po i punon dhe jashtë vendit. Thënë kjo pas një Instastory të postuar vetëm pak më parë prej saj ku ka treguar se do të niset pasnesër në një udhëtim, duke mos e zbuluar ku, por vetëm i kërkon ndihmë ndjekësve për t’u lutur për të.

Pasnesër nisemi. Nuk jua them dot akoma, por më uroni fat. Nëse më keni xhan vërtet më uroni fat, ju lutem.

E ftuar si pjesëmarrëse e Eurovision-it, bukuroshja i ka falur publikut spanjoll një super performancë duke na treguar se jo vetëm në Shqipëri por Ronela mbetet një divë kudo që shkon.