Film & Tv

Ju mori malli për “The Mandalorian”?! Disney publikon trailerin e “The Book of Boba Fett”!

Për të gjithë fansat e “Star Wars“  dhe ” The Mandalorian”, Disney sapo ka publikuar trailerin e parë të “The Book of Boba Fett” i cili do ta ketë premierën në Disney Plus më 29 dhjetor.

Boba Fett ka qenë prej kohësh një nga personazhet më të njohur të Star Wars që nga prezantimi i tij (Star Wars Holiday). Ai ka rrëmbyer imagjinatën e fansave me kostumin e tij të denjë dhe sjelljen e ftohtë në filmin “Perandoria kundërpërgjigjet” dhe “Kthimi i Jedi”, pavarësisht minutave të pakta të ekranit dhe vetëm katër rreshtave të dialogut në të dy filmat.

Personazhi i Fett u vendos më vonë edhe tek seriali “The Mandalorian”. Teksa ka pasur thashetheme prej vitesh që Disney po planifikonte t’i jepte Boba Fett një rëndësi të veçantë, vetëm pas sezonit të dytë të “The Mandalorian” u zbulua lajmi se gjuetari i thesareve të galaktikës do të kishte një prodhim dedikuar vetëm atij.

“The Book of Boba Fett”  është vendosur menjëherë pas skenës ku Fett (Temuera Morrison), i ndihmuar nga gjuetari Fennec Shand (Ming-Na Wen), varasin Bib Fortunan dhe rimarrin pallatin dhe territorin e mbajtur dikur nga Jabba. Seriali i ri duket se ndjek përpjekjet e Fett-it për të vendosur rregull.

Ndërkaq për sezonin e tretë të “The Mandalorian” ende nuk ka një përgjigje se kur mund të jetë gati për fansat.