Lifestyle Travel

Ju njohim me vendet që nuk kanë aeroportin e tyre!

Lista e vendeve që nuk kanë aeroportin e tyre është në të njëjtën kohë edhe lista e vendeve që janë ndër më të voglat në botë për sa i përket sipërfaqes që zënë dhe ndër to janë: Vatikani, Monako, Lihtenshtajni, Andorra dhe San Marino. Para se të filloni të planifikoni një pushim në Evropë, kontrolloni fillimisht nëse destinacioni juaj i dëshiruar ka një aeroport.

Edhe pse vendet në listë nuk kanë aeroportin e tyre, zakonisht është më pak se një orë larg atyre të vendeve fqinje dhe mangësia mund të kompensohet lehtësisht. Pesë vendet që nuk kanë aeroportin e tyre:

1.Vatikani

Vatikani është shteti më i vogël në botë, i vendosur brenda Italisë. Pa aeroport, do t’ju duhet të fluturoni për në Aeroportin Leonardo da Vinci të Romës dhe më pas të merrni një taksi. Udhëtimi zgjat rreth 35 minuta. Është gjithashtu i vetmi vend në Evropë, ku nuk është hapur kurrë një restorant McDonald’s.

2.Monako

Vendi i dytë më i vogël në botë, Monako, është i rrethuar nga Franca dhe nuk ka një aeroport. Ju do të duhet të fluturoni për në Aeroportin Nice Cote d’Azur dhe më pas të merrni një taksi për rreth 30 minuta për të arritur në Monako.

3.Andorra

Shteti i Andorrës gjithashtu nuk ka aeroportin e vet, megjithëse mund të udhëtoni atje përmes Spanjës ose Francës, që kufizohet me këtë vend të vogël. Aeroporti më i afërt është Seo De Urgel në Spanjë dhe udhëtimi për në Andorra zgjat rreth 35 minuta me automjet.

4.San Marino

San Marino është një tjetër nga pesë vendet që nuk kanë aeroportin e tyre. Aeroporti më i afërt është në qytetin italian, Rimini. Udhëtimi nga aeroporti Federico Fellini zgjat rreth 30 minuta.

5.Lihtenshtajni

Nuk mund të fluturosh as për në Lihtenshtajn, një vend i rrethuar nga Zvicra dhe Austria. Mënyra më e mirë është të fluturoni për në Cyrih dhe më pas të merrni një taksi ose të shkoni me tren nga Bucha ose Sargans në kufirin zviceran. Në vitin 2019, ‘Lonely Planet’ e shpalli këtë vend një nga destinacionet më të mira evropiane për t’u vizituar.

Ndërkaq, përpara se të rezervoni një dhomë hoteli duhet që të keni parasysh disa elemente, në mënyrë të tillë që të kaloni sa më mirë gjatë qëndrimit tuaj në atë vend. Martin Seeley, ekspert i gjumit në ‘MattressNextDay’, thotë se kur të rezervoni dhomën tuaj të hotelit, merrni parasysh të kërkoni një dhomë që është në një kat të lartë, pasi në këtë mënyrë keni më pak gjasa të shqetësoheni nga zhurmat e rrugës ose zhurmat që vijnë nga hoteli.