Lifestyle Travel

Ju njohim me 10 plazhet më të mira në botë për vitin 2022!

Pale sa zili do të keni kur të lexoni në këtë artikull për plazhet më mahnitëse në botë. Me siguri mezi po prisni që sezoni i verës të afrohet, të bëni gati valixhet dhe të shkoni menjëherë drejt këtyre destinacioneve. Këto plazhe pa frikë mund të themi se janë parajsa në tokë, por e dini cilët janë plazhet më të pëlqyer nga përdoruesit e ‘Tripadvisor’ për këtë vit?

Platforma e udhëtimit sapo ka publikuar listën e plazheve më të mira në botë dhe në krye të listës është plazhi Grace Bay në ishujt Turks dhe Caicos. Ky vend i mrekullueshëm në Oqeanin Atlantik nuk është saktësisht i ri në renditje. Për çmimet e ‘Tripadvisor 2021’, u rendit në vendin e katërt.

Karaibet kanë më shumë plazhe në ‘top 10’ listën e këtij viti dhe pesë kontinente janë të përfaqësuara në listë. Brazili është i vetmi destinacion që ka më shumë se një hyrje të re, duke renditur 3 plazhe mbresëlënëse.

Për vitin 2022, plazhet më të mira janë:

1. Plazhi i Grace Bay/Providenciales, Turks dhe Caicos

2. Plazhi Varadero/Varadero, Kubë

3. Turquoise Bay/Exmouth, Australi

4. Quarta Praia/Morro de Sao Paulo, Brazil

5. Eagle Beach/Palm – Eagle Beach, Aruba

6. Plazhi Radhanagar/Ishulli Havelock, Indi

7. Baia do Sancho/Fernando de Noronha, Brazil

8. Plazhi Trunk Bay/Parku Kombëtar i Ishujve të Virgjër, Ishujt e Virgjër të SHBA

9. Baía dos Golfinhos/Praia da Pipa, Brazil

10. Spiaggia dei Conigli/Lampedusa, Itali

Rikujtojmë se numri 1 i vitit të kaluar, Plazhi Whitehaven në ishullin Whitsunday në Australi nuk u rendit në ‘top 10’ këtë vit.