Celebrities Music Top Albania Radio Special

Ju njohim me 50 këngët më të mira të huaja të vitit 2021!

Ashtu sikurse çdo vit tjetër edhe vitit 2021 nuk i mungoi spektakli maratonë i 100 këngëve më të bukura të vitit. Hite muzikore që ne i kemi parë duke u realizuar gjatë rrugëtimit të gjatë të këtij viti.

Disa nga këto këngë i lidhim me kujtimet më të vyera që krijuam në këtë vit e disa të tjera janë aty për të na risjellë humorin dhe energjinë e duhur për të vazhduar përpara gjatë 2022. Në një transmetim 7 orësh, jemi njohur me këngët më të mira të këtij viti që po lëmë pas dalëngadalë i cili nisi me buzëqeshje, kujtime të ndryshme, të ftuar që na treguan 2020-ën e tyre në pak fjalë dhe urimet e përzemërta të të gjithëve që ishin sot në live në TAR.

Teksa jemi njohur me playlist-ën e 50 këngëve më të mira shqiptare, tani rradhën e kanë ato të huaja. A jeni kuriozë të dini se cilat kanë qenë ato hite të cilat bënë diferencën këtë vit? Epo pritjes i erdhi fundi. Nga Ed Sheeran, Dua Lipa, Bebe Rexha dhe Adele, këto janë artistët që me këngët e tyre kemi kaluar momentet e paharrueshme të vitit 2021. Duke i thënë ‘mirupafshim’ deri vitin tjetër, ku të tjera kënga do të krijojnë të tjera kujtime të paharrueshme për ne!