Bota Botë e Çuditshme

Ju njohim me “Bilibid”, burgu super luksoz ku të burgosurit “blejnë” balerina dhe jo vetëm!

Në burgun më të madh në Filipine ju mund të blini gjithçka, Po, po e lexuat mjaft mirë. Madje në këtë burg autoritetet kryejnë herë pas here mësymje për të sekuestruar sendet e paligjshme. Në operacionin e fundit, gjërat e gjetura ishin dhjetëra mijëra mallra të kontrabanduara mes të cilave edhe armë vdekjeprurëse, alkool, drogë dhe letra bixhozi. Gjithashtu u sekuestruan edhe kuaj, fazanë dhe pitonë.

Inspektimi u nis pas vrasjes se gazetarit vendas Percival Mabasa, i cili u ekzekutua me urdhër të shefit të burgut, Gerald Bantag. Muajin e kaluar, katër japonezë u arrestuan pasi u akuzuan se po orkestronin një seri mashtrimesh dhe grabitjesh në vendlindjen e tyre, edhe pse ndodheshin brenda një qendre për mbajtjen e emigrantëve në Filipine.

Ndërkaq, në vitin 2014, autoritetet zbuluan se brenda burgut ishin ndërtuar vila luksoze, ndërsa të burgosurve të zgjedhur iu ofroheshin jakuzi, televizorë, balerina, lodra seksi dhe droga. Burgu “Bilibid” mban 29 mijë të burgosur, edhe pse ka vend vetëm për 6000.

Për të parandaluar rrëmujat, është krijuar një hierarki edhe mes të burgosurve, të cilët lejohen të marrin mallra dhe para nga jashtë, çka ka bërë që të lulëzojë tregtia. Por kjo situatë nuk vlen për të gjithë. Në një raport zyrtar të botuar në vitin 2019 thuhej se rreth 5200 të burgosur vdesin çdo vit për shkak të sëmundjeve, mbipopullimit dhe dhunës. Për shkak të këtyre kushteve, administrata e re, e Presidentit Marcos, i cili mori pushtetin në korrik 2022, ka liruar deri tani mbi 4000 të burgosur.

Rikujtojmë, se 2,000 të burgosurit e parë të një burgu të ri të ndërtuar në El Salvador për të akomoduar më shumë se 40,000 anëtarë të dyshuar të bandës të shënjestruar në “luftën” e Presidentit Nayib Bukele kundër krimit, kanë mbërritur në objekt.