Food & Drink Lifestyle

Ju njohim me ëmbëlsirën më popullore në Shqipëri dhe njëkohësisht më të vjetrën në botë!

Qiqrat dhe fasulet për çudinë tuaj janë përbërësit kryesorë të një prej ëmbëlsirave më të vjetra në botë, tepër popullore edhe në Shqipëri. Sipas traditës islame, ashurja e cila shpesh quhet “Pudingu i Noes” u përgatit si një pjatë festive nga familja e profetit, pasi i mbijetoi përmbytjes së madhe dhe mbeti në malin Ararat, në skajet e asaj që sot ndodhen kufijtë verilindorë të Turqisë.

Legjenda thotë se kjo ëmbëlsirë, e cila përmban shumë fruta, arra dhe bishtajore të ndryshme, u shpik duke kombinuar çdo përbërës që kishte mbetur ende në Arkë. Përveçse ëmbëlsira më e vjetër në botë, ashurja ruan një rëndësi të veçantë shpirtërore sot në të gjithë Anadollin.

Ashure do të thotë “dhjetë” në arabisht dhe i referohet ditës së 10-të të muajit Muharrem, muajit të parë të kalendarit islamik. Ëmbëlsira gatuhet nëpër shtëpi gjatë asaj jave dhe u shpërndahet miqve, duke simbolizuar përhapjen e dashurisë dhe bollëkut. Kjo datë është e një rëndësie të veçantë për myslimanët shiitë dhe e një rëndësie të veçantë për alevitë dhe bektashinjtë, sepse ajo përfaqëson martirizimin e nipit të Profetit Muhamed, Huseyin, një ngjarje që ndezi ndarjen shiite-sunite në Islam.

Cemre Torun redaktore e “Vogue Turkey” ka vendosur të eksplorojë kulturën dhe zakonet e kuzhinës të gjyshit të saj, një udhëheqës shpirtëror i besimit bektashi. Ashurja pasqyron edhe trashëgiminë e gatimit në Anadoll. Prania e përbërësve si qiqrat dhe fasulet tregon rëndësinë që i kushtohet ekuilibrit dhe shijeve, si dhe vë theksin te bollëku e te fakti se sa ushqyese është kuzhina në këtë rajon. Gjithsesi, ashurja u fut gjithashtu në traditat e kuzhinës greke dhe armene, si dhe në Lindjen e Mesme dhe Evropën Lindore.

Goreme, një dyqan ëmbëlsirash në lagjen Kurtuluş, Stamboll, është i njohur për pudingun e pjekur në furrë dhe të tjera receta me bazë qumështi, por më të famshëm janë për ashuren. Veç Goreme edhe Saray një zinxhir dyqanesh në Stamboll, përgatit ashure shumë të veçanta dhe pak më të modernizuara, duke i shtuar pluhur kokosi, kokrra shege, dardha dhe mollë të freskëta të copëtuara.