Celebrities Film & Tv

Ju njohim me filmin që ka shënuar fitime rekord për vitin 2021!

“No Time to Die” është bërë zyrtarisht filmi me fitimet më të larta të vitit 2021, si dhe filmi me fitimet më të larta të epokës së pandemisë. Një grumbullim prej 2.7 milionë dollarësh gjatë fundjavës, e ndihmoi filmin të katapultonte shifrën e 700 milionë dollarëve. Me 729.1 milionë dollarë në mbarë botën, ai tejkalon mbajtësin e mëparshëm të rekordit me fitimet më të larta, F9, përkatësisht 725.3 milionë dollarë në mbarë botën.

Veçoria e 25-të e Bond, e cila shënon daljen e fundit të Daniel Craig si superspiun britanik, u shfaq në fund të shtatorit pas shumë vonesave të shkaktuara nga COVID-19, duke debutuar në Amerikën e Veriut, Kanada dhe Australi në fillim të tetorit. Pavarësisht një fillimi të ngadaltë në Amerikën e Veriut, shifrat e arkëtimeve të filmit vazhduan të rriteshin me shpejtësi dhe qëndruan të qëndrueshme për pjesën tjetër të muajit.

Ndërkaq, së fundmi, thuhet lart e poshtë se aktori që do të interpretojë James Bond-in e ardhshëm, në filmin e rradhës do të jetë Idris Elba. Edhe pse mediat britanike zbulojnë se Elba është në bisedime e sipër me producentët e filmit, thuhet ndër të tjera se atij nuk i është ofruar roli i protagonistit por antagonistit. 49-vjeçari e ka pranuar edhe vetë më parë se nëse do t’i vinte një propozim për të luajtur agjentin 007, do të pranonte pa asnjë hezitim.

Por, a do të jetë një grua në rolin e James Bond? Daniel Craig thotë “jo, nuk duhet të interpretohet nga një femër”. Kështu u shpreh në një intervistë për ‘Radio Times’, aktori anglez i njohur si 007-ta. Craig është i mendimit se për kapitujt e ardhshëm të sagës mund të mendohen role femërore po aq të rëndësishme sa i Bond-it, por pa interpretuar personazhin kryesor.

Pak a shumë siç ndodh me “No Time to Die” ku Craig tërhiqet nga MI6 e zëvendësohet nga një agjente me leje për të vrarë e në jetën reale ajo është aktorja britanike Lashana Lynch. Madje, Lynch po përflitej për të intepretuar Bond-in në të ardhmen, edhe pse në një intervistë të fundit dhënë për “The Guardian”, ajo vetë e mohoi këtë mundësi.

Por pavarësisht deklaratës së aktorit Craig, ne do të donim t’ju tregonim se cilat femra do të donim më shumë t’i shihnim në rolin ikonik të Bond. Zbuloni se cilat janë 11 aktoret e njohura të cilat kanë stilin, sofistikimin dhe qëndrimin e nevojshëm për të luajtur rolin perfekt të një agjenteje 007.