Gossip Music

Ju njohim me këngën që ka bërë histori në YouTube!

Kënga e dashur nga fëmijët dhe jo vetëm, “Baby Shark” ka bërë historinë, duke arritur plot 10 miliardë shikime në YouTube. Jo vetëm se është videoja më e shikuar, një rekord që e regjistroi në nëntor 2020, por tani është e vetmja video në YouTube që ka arritur 10 miliardë shikime.

Kënga për fëmijë, e krijuar nga kompania e Koresë së Jugut, ‘Pinkfong’, dhe performuar nga këngëtari koreano-amerikan Hope Segoine, u publikua më 2016 dhe u bë virale në Azi dhe në Amerikë më 2019. Që nga atëherë, kënga është trasmetuar nëpër televizionet e mëdha botërore. Për të festuar këtë arritje, kompania ‘Pinkfong’ ka ftuar fëmijët në të gjithë botën që të shpërndajnë “momentet e tyre të vallëzimit Baby Shark”.

Ju sjellim në vëmendje, se ashtu sikurse çdo vit tjetër edhe vitit 2021 nuk i mungoi spektakli maratonë i 100 këngëve më të bukura të vitit në Top Albania Radio. Hite muzikore që ne i kemi parë duke u realizuar gjatë rrugëtimit të gjatë të këtij viti. Teksa jemi njohur me playlist-ën e 50 këngëve më të mira shqiptare, tani rradhën e kanë ato të huaja. A jeni kuriozë të dini se cilat kanë qenë ato hite të cilat bënë diferencën vitin që lamë pas? Nga Ed Sheeran, Dua Lipa, Bebe Rexha dhe Adele, këto janë artistët që me këngët e tyre kemi kaluar momentet e paharrueshme të vitit 2021.