Botë e Çuditshme Lifestyle Tech

Ju njohim me kopjen digjitale të fytyrës së një vajze që ka jetuar 29 mijë vjet më parë!

Në vitin 1881 një ekip arkeologësh gjeti një skelet human në një shpellë në fshatin Mladeč, në Republikën Çeke. Në atë kohë u tha se eshtrat datonin 29 mijë vjet më parë para Krishtit dhe i përkisnin një burri që kishte jetuar në epokën e Paleolitit. Por gati 150 vjet më pas një analizë më e thellë ka nxjerrë në pah gabimin, pasi eshtrat i përkisnin një vajze 17-vjeçare që kishte jetuar 43.000 deri 26.000 vjet më parë.

Duke u nisur nga informacioni i mbledhur gjatë gërmimeve të para të fundit të shekullit të 19-të dhe nga rindërtimet e fytyrës të kryera në vitet ’30 të shekullit të 20-të nga studiuesit, një grup studiuesit kanë krijuar një kopje digjitale të asaj se si supozohej të ishte fytyra e vajzës, duke i publikuar rezultatet në një libër online të të titulluar “The Forensic Facial Approach to the Skull Mladeč 1”. Koordinatori i studimit Moraes tha se:

Për të rindërtuar të gjithë kafkën, ne përdorëm të dhënat e marra nga skanimet CT të 200 njerëzve modernë dhe eshtrat e individëve që i përkasin grupeve të ndryshme të popullsisë, duke përfshirë evropianë, afrikanë dhe aziatikë. Kur bëhet fjalë për punimet shkencore është gjithmonë më mirë që fytyra e rindërtuar të marrë një shprehje neutrale. Në rastin tonë kemi paraqitur dy rindërtime, një më të thjeshtë dhe më shkencor, bardh e zi, ku vajza ka sy të mbyllur dhe pa flokë dhe tjetra më subjektive, me ngjyra dhe me flokë.

Nuk është e zakonshme që studiuesit të gabojnë në përcaktimin e seksit të fosileve njerëzore, por ndonjëherë ka ndodhur, siç është rasti me fosilin Zuzu, një skelet i zbuluar në Brazil që fillimisht besohej se ishte një grua, por më pas u kuptua se ishte një burrë dhe gjithashtu i një vikingu, i varrosur me armët e tij në Suedi, i cili mendohej se ishte një luftëtar, por në të vërtetë ishte një luftëtare.