Bota Botë e Çuditshme Gossip

Ju njohim me njeriun më të pasur në vendin më të varfër në botë!

Malawi, me një popullsi prej 16 milionë banorësh, është pa dalje në det dhe ndodhet në rajonin juglindor të kontinentit afrikan. Ai konsiderohet nga të gjithë indekset ndërkombëtare si kombi më i varfër në botë me një GDP 226 dollarë për frymë. Ndërkaq, Shepherd Bushiri, një televangjelist, pronar mediash, pronar tokash bujqësore dhe profet i vetëshpallur vlerësohet të ketë një vlerë neto prej 150 milionë dollarësh.

Profeti bleu tre avionë brenda një hapësire prej dy vjetësh. Pasi bleu avionin e tretë, një ‘Gulf Stream III’ me vlerë 37 milionë dollarë më 6 janar, ai tha për shtypin:

Unë jam një njeri i Zotit. Besoj se duhet të jetoj me shembull. Unë mësoj fjalën që forcon besimin e të gjithëve. Unë mund t’i bëj të gjitha gjërat me anë të Krishtit që më forcon. Unë jam duke e bërë atë tani. Unë jam ai që thotë Zoti se jam dhe jo si më gjykojnë të tjerët.

Rikujtojmë, se së, fundmi miliarderi Jeff Bezos ka humbur statusin e tij si personi i dytë më i pasur në botë, duke rënë në vendin e tretë. Vendi i tij tanimë e ka zënë nga manjati indian, Gautam Adani i cili është ngritur me shpejtësi në rangun e Indeksit të Miliarderëve të ‘Bloomberg’. 

Elon Musk, ende personi më i pasuri në botë me 260 miliardë dollarë në llogari, mund t’i duhet të kujdeset për pozitat e tij. Adanit i janë dashur më pak se 10 muaj për të arritur vendin e dytë pasi e nisi vitin me renditjen në vendin e 14-të dhe shpejt i ngjiti shkallët e pozicionimit.